Kryetari i komunës së Waiblingen-it, qytet në rrethinën e Stuttgartit, Sebastian Wolf, i ka ndarë çmimin “Pllakë e artë“ boksierit Altin Zogaj. Komuna e Waiblingenit numëron rreth 60.000 banorë.

Siç dihet gjatë këtij viti, Altini ka boksuar kundër italianit Riccardo Valentino të cilin e mposhti pas 10 rundeve, dhe u shpall Kampion i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë tek Federata IBO.

Lexo Edhe:

Pas këtij suksesi të arritur të boksierit Altin Zogaj  me prejardhje nga Drenica e Kosovës, shprërblehet nga kryetari i Waiblingenit me “Pllakën e artë“, vlerësim ky prej më i lartëve nga komuna për një sportist që mund t’i dhurohet.

Previous articleAS Monaco e refuzon Superligën
Next articleEdhe Chelsea del kundër Superligës Evropiane