Real Madridi ka shënuar fitore të mundimshme, por mjaft të vlefshme sonte në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan në udhëtim 0:1 ndaj Alaves në një përballje që nuk u doli aq e lehtë sa mendohej.

Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, kurse punët për madrilenët u përkeqësuan në minutën e 54-të kur Nacho Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.

Por, në minutën e dytë shtesë, Lucas Vazquez realizoi për t’ia dhënë tri pikë shumë të mëdha ekipit të tij.

Previous articleEdhe Chelsea del kundër Superligës Evropiane
Next articlePhiladelphia 76ers mposht Toronton